Lluka: Çështja e personave të pagjetur do të diskutohet Bruksel

Prishtinë | 20 Kor 2018 | 14:35 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Jahja Lluka, këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj, është i bindur që çështja e të pagjeturve do të çelet për t’u diskutuar në tavolinën e Brukselit.

Gjatë raportimit në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Lluka theksoi se pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve, nuk do të ketë rehati në rajon.

“Na jemi shumë vonë…Duhet të zgjohemi pak nga gjumi, të gjithë, edhe Qeveria edhe Kuvendi. Nuk ka shans mos me hy kjo çështje në dialog. Pa zbardhjen e fatit të 1650 personave, nuk do të ketë qetësi në rajon”, tha Lluka, raporton Ekonomia Online.

Lluka ka folur edhe për të arriturat e Kosovës në Samitin e Londrës, i mbajtur javë më parë.

Ai tha se nga të gjithë kryeministrat pjesëmarrës është nënshkruar një marrëveshje,  e cila parasheh bashkëpunimin e vendeve të rajonit në shkëmbimin e informacioneve që do të ndihmonin në zbardhjen e fatit të pagjeturve.

“Në  Samitin e Londrës, njëra nga temat më të rëndësishme ka qenë pika e të zhdukurve… dua të theksoj që për herë të parë Kosova në Samitin e Londrës ka qenë e barabartë me të gjitha shtetet.  Me rëndësi është q ë të kryeministrat e shteteve të rajonit e kanë nënshkruar pikën e përbashkët për ndriçimin e fatit të pagjeturve në rajon” deklaroi Lluka.

Luljeta Veseli Gutaj, në anën tjetër, tha se është koha që nënshkrimet në marrëveshjet e yilla të mos mbesin vetëm në letër.

“Samiti i Londrës është hap i mirë për Kosovës është hap i mirë edhe nënshkrimi që është bërë nga kryeministrat. Është momenti që, shkrimet që jepen në samite të tilla, nuk duhet të jenë vetëm nënshkrime të letrës” tha Gutaj.

I interesuar për hapat konkret që do të ndërmerren ishte  edhe Fisnik Ismaili.

“Po më interesojnë edhe datat, po du me ditë a ka ndonjë plan veprimi dhe a është caktu  ndonjë datë që ka me u bo diçka. a ka me u pru kjo temë në dialog”, tha Ismaili, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme