Lluka: Eltoni dhe Përmeti, simbole të lirisë dhe atdhedashurisë

Prishtinë | 10 Gus 2018 | 10:43 | Nga

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka përkujtuar rënien Elton Zherkës dhe Përmet Vulës në 20 vjetorin e rënies së tyre.

Në një postim në Facebook, Lluka ka shkruar se Zherka dhe Vula janë simbol ndaj luftës kundër agresionit serb dhe lirisë e atdhedashurisë.

“Gjakova përkujton sot rënien heroike të Eltonit dhe Përmetit bashkë me bashkëluftëtarët e tyre. Sot 20 vite ishte ajo ditë e kobshme për vendin që morri jetën Eltonit dhe Përmetit me shokë”.

“Pas 20 viteve, Eltoni dhe Përmeti mbeten simbole të luftës kundër agresorit serb, mbeten simbole të lirisë dhe atdhedashurisë. Sot është ditë kur reflektojmë dhe mendojmë nëse hapat që ndërmarrim në shtetndërtim janë ato që Eltoni dhe Përmeti i kanë ëndërruar”.

“Qoftë i përjetshëm kujtimi për Eltonin dhe Përmetin dhe të gjithë ata që dhanë jetën për Kosovë”, ka shkruar Lluka.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme