Lluka lavdëron kompaninë Solaborate, thotë se sektori i teknologjisë informative është më premtues në vend

Prishtinë | 05 Sht 2019 | 14:46 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, në një postim në Facebook ka shkruar se sektori i teknologjisë informative është sektori më premtues në vend, ndërsa ka lavdëruar kompaninë Solaborate me pajisjet e saj Hello Video Conference dhe Hello TV, e themeluar nga ndermarresi Labinot Bytyqi.

Lluka ka lavdëruar punën e Bytyqit ku thotë se Bytyqi ka arritur të punësoj rreth 100 ekspertë, programerë, inxhinierë dhe jo vetëm. Lluka thotë se Bytyqi ka arritur të tërheqë kompani me emër botëror që do të investoj dhjetëra miliona euro në këtë kompani, për çka do të informoheni me kohë nga vet kompania.

Ai shkruan se kompania në fjalë sot po kërkon në vazhdimësi inxhinier për hardëare dhe softëare per nevojat e tyre.

“Labinoti sot po investon në paisje për hulumtim, zhvillim dhe testim, paisje këto që i duhen për ta bërë kompaninë e tij të suksesshme. Kjo ishte edhe biseda jonë kryesore gjatë vizitës që kisha në zyret e Solaborate. Si mundet që qeveria të ndihmoj në mënyrë që kompanitë e tilla të lulëzojnë në tregun global? Folëm për asistencë nga ngritja e kapaciteteve njerëzore e deri tek sjellja e makinerive për prodhimin e pllakave elektronike për nevojat e kompanive sikurse Solaborate”, shkruan Lluka.

Lluka thotë se sektori i teknologjisë informative është më premtues se çdo sektor tjetër në vend, jo vetëm për faktin që kemi rini të shëndoshë e të mençur, por gjithashtu për shkak që kompanitë tona në këtë fushë po bëjnë një punë mahnitëse në zhvillimin e projekteve të tilla.

“Ministria që drejtoj ka në fokus zhvillimin e infrastrukturës dhe shkathtësive në këtë sektor dhe këtë vit kemi filluar me disa projekte të mëdha siç janë TechPark Prishtina, Kosovo Digital Economy, IPA fondet e Bashkimit Evropian për shkathtësi digjitale, qendrat kreative në shkolla të mesme dhe fillore si dhe Qendra për Ekselencë Digjitale në Parkun Inovativ në Prizren”, ka shkruar ai.

Image may contain: 1 person, screen
Image may contain: 2 people, people standing and suit
Image may contain: 4 people
Image may contain: 1 person, sitting
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme