Lluka në konferencën për mjedis: Të përdorim më shumë energjinë e ripërtërishme

Prishtinë | 16 Sht 2019 | 11:27 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka filluar edicioni i dytë i konferencës për zhvillimin e qëndrueshëm në rajon më temë “Mbrojtja e mjedisit: kërkim për qeverisje të mirë dhe thirrje për bashkëpunim rajonal”, raporton EkonomiaOnline.

Nataliya Apostolova, shefe e Zyrës së BE-së, tha se kjo javë duhet të shndërrohet në javë të përvitshme, ndërsa shtoi se BE-ja është zotuar të zhvillojë këtë agjendë.

“Të gjithë ne u frymëzuam nga dëshira për të radhitur lart në agjendën e prioriteteve këtë temë. Duam të bëjmë ndryshime pozitive, aktivitet e javës parashohin ngritjen e vetëdijes, mundësitë për te ecur përpara, objektivi kryesor për të iniciuar dialogun publik dhe zhvillimin e gjelbër ekonomik”, tha ajo.

Apostolva tha se këtë vit BE-ja planifikon të punojë me shumë për të krijuar një ekonomi të gjelbër dhe të krijojë ekonomi qarkore.

“Ne duhet të kemi mjedis mundësues qe duhet marrë parasysh politikat qe janë për tranzicion të qëndrueshëm dhe duhet përfitojmë shumë nga ekonomia e gjelbër do vazhdojmë të punojmë në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë, zhvillimi i qëndrueshëm ka të bëj me integrimin evropian të Kosovës, duhet të ketë vëmendje në masat efektive. Ekonomia e gjelbër mundet me krijua më shumë vende pune, BE-ja do vazhdoj të mbështes aktivitetet dhe politikat që do ndikojnë për një Kosovë dhe Evropë më të pastër”, shtoi Apostolova.

Ambasadori gjerman, Christian Heldt, tha se Gjermania do vazhdojë të mbështesë Kosovën në përafrimin me BE-në, e sidomos në fushën e mjedisit.

“Ne do bashkojmë forcat dhe do ngrisim investimin në sektorin e ujërave dhe mjedisit në Kosovë dhe jemi duke punuar ne energjinë e ripërtërishme në vend që ka nevojë, Kosova e ka dy herë me shumë diellin se sa Gjermania dhe ka potencial për të investuar në këtë aspekt dhe shpresoj se qeveria e re do përqendrohet me shumë në këtë temë”, tha ai.

Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, tha se Kosova përballet me ambient jo edhe aq të pastër, por që duhet të merren hapa për përmirësimin e saj.

“Kur flasim për energji e ambient janë tema kryesore të ulim CO2, të ulim konsumin e energjisë përmes masave të efiçiences dhe të rrisim prezencën e energjisë së ripërtërishme. Duhet arritur objektivat sipas direktivave të BE-së dhe të shikojmë mundësinë për t’i tejkaluar ato”, tha Lluka.

Lluka përmendi përdorimin e thëngjillit nga qytetarët e Kosovës, ku në sezonin e dimrit Prishtina është vendi më i ndotur në vend dhe kjo rrezikon shëndetin e qytetarëve.

“Përdorimi i thëngjillit ne shtëpi nuk trajtohet aspak është ilegal, janë vdekjeprurëse për qytetarët dhe përdorimi i saj bën dëm të madh në ambient”, shtoi Lluka.

Këshilltari në ministrinë e MMPH-së, Leotrim Sahiti, ka përmend të arriturat e MMPH-së karshi mjedisit të vendit.

“Kemi arrit në sektorin e mbeturinave të kemi sukses nëpër komuna dhe si ministri arritëm komunat t’i futim në garë përmes grantit në përformancë që fituesit të marrin grante në formë projektesh, kjo do përmirësoj sektorin e menaxhimit të mbeturinave. Këtë vit Kosova mori përsipër të organizoj fushatën globale të pastrimit dhe kjo është sukses i gjithëve që kemi qenë aktiv në këtë fushatë”, shtoi ai.

Drejtori Ekzekutiv “Ballkan Green Foundation”, Visar Azemi, tha se Kosova duhet të mënjanojë përdorimin e qymyrit dhe se duhet fokusuar në energjinë e ripërtërishme.

“Kosova ka kapacitet dhe ka mundësi në të ardhmen të largohemi nga përdorimi i qymyrit dhe të afrohemi në energjinë e ripërtërishme. Tranzicioni i energjisë në Ballkan duhet të ndodhë dhe nuk duhet bërë që të anashkalohet më shumë përdorimi i energjisë, tranzicioni duhet ndodh në tërësi si regjion”, shtoi ai.

Image may contain: 1 person
Image may contain: 3 people, people standing

Të ngjashme