Lluka: Raporti i GAP-it tregon se unë jam tipik gjakovar e fikan

Prishtinë | 02 Dhj 2020 | 12:12 | Nga Ekonomia Online

Instituti GAP ka publikuar raportin e shpenzimeve në Qeverisjen Haradinaj. Ky raport tregon se ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka qenë më kursimtari sa i përket shpenzimeve.

Ndryshe nga ai, ministri tjetër i AKR-së, Fatmir Matoshi ka qenë zyrtari me shpenzimet më të larta.

Lluka ka reaguar pas publikimit të këtij raporti duke thënë në humor se raporti e nxori atë tamam si gjakovar.

“Instituti GAP, në raportin e fundit të shpenzimeve të kryeministrit dhe ministrave për vitin 2019, edhe njëherë konfirmon që jam përfaqësues i denjë i Gjakovës ose siç njihen ndryshe në terme lokale si fikan / mizivir / tamasqar” shkruan Lluka në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme