Lluka: Serbia po i injoron kërkesat për gërmime, të bëhet presion për zbardhjen e fatit të të pagjeturve

Prishtinë | 23 Gus 2019 | 12:12 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këshilli Organizativ për shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur, ka mbajtur një konferencë në të cilën janë dhënë detaje rreth shënimit të kësaj ditë, raporton EkonomiaOnline.

Udhëheqës i Njësisë  së Komisionit Qeveritar për persona të zhdukur, Kushtrim Gara tha se zbardhja e fatit të personave të zhdukur do të jetë një parakusht për Serbinë.

Ai tha se për këtë tragjedi kërkimfalja nga Serbia duhet të jetë parakusht, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten më.

“Zbardhja e fatit të personave të zhdukur do jetë kërkim falja si  një parakusht, që tragjeditë e tilla mos të përcillen asnjëherë. Do të shënohet një marsh me 30 gusht me një moto për 20 vjet dhimbje dhe 20  pritje dhe krenari. Në ketë aktivitet do të marrin pjesë edhe familjarët e personave të zhdukur. Institucionet kompetente të Kosovës të gjitha të dhënat i ka kthyer në agjendë, dhe nga viti 2010 deri në vitin 2013 është bërë një koordinim i madh më ndërkombëtar ku kanë arritur t’i gjejnë mbetjet mortore”, tha ai.

Ai fajësoi institucionet e Serbisë se qëllimisht i kanë ndërprerë gërmimet në Rashkë.

“Delegacioni i Serbisë na ka ftuar në lokacionin e Rashkës në vitin 2015, por punimet janë ndërprerë për çështje të caktuar. Por unë mendoj qe kjo është një lojë e institucioneve. Së fundmi kemi qenë edhe në vitin 2019 por sërish kemi ndaluar. Brukseli është parë si një mundësi për zbardhjen e personave të zhdukur”, tha ai.

Jahja Lluka, këshilltari Kryeministrit, për persona të pagjetur, tha se ky gjenocid duhet të paguhet dhe duhet ta ngrisim zërin.

Ai tha se kërkesat e tyre për gërmime në lokacione të Serbisë po injorohen, andaj i bëri thirrje institucioneve kosovare që të bëjnë trysni mbi Beogradin.

“Familjarët ka vite që në bashkëpunim me qeverinë bëjnë aktivitete me qeverinë. Në këtë marsh do të pasojmë me vendosjen e luleve nga institucionet dhe familjarët. Do të kemi edhe një tryezë më 29 gusht në Gjakovë. Çdo herë kërkesë është gërmimi në lokacionet e Serbisë, dhe bëjmë thirrje institucionale. Atë çka ka punuar komisioni qeveritar deri më sot jemi të kënaqur. Të gjithë janë zhdukur nëpër burgjet e Serbisë. Ne duhet të bëjmë një trysni më të madhe Beogradit sepse të gjitha të dhënat gjenden në arkivat e tyre.”

“Në Graqanicë pala serbe çdo herë po tenton t’i fut të tjerët që nuk janë shqiptarë në listën serbe. 5 mbetje mortore malazeze do të varrosen në Mal të Zi sepse familja e ka bërë këtë kërkesë. Serbia po do me politizua çështjen kinse këta janë serbë. Në listën e të zhdukurve ka edhe malazezë, por ne do ta përkrahim praktikën se të gjitha mbetjet mortore do t’ia dërgojmë edhe tjerëve dhe ne nuk do të politizojmë. Ky gjenocid dikur duhet mu pagua dhe ne duhet ta ngrisim zërin”, tha ai.

Përfaqësues i shoqatave për të zhdukur, Ahmet Grajqevci tha se për shënimin e kësaj dite, kanë përkrahje nga Qeveria në largim, por edhe nga ambasadori amerikan në Prishtinë.

“Me 27 Gusht do të mbahet një aktivitet, ku mbështetet nga institucionet. Falënderojmë edhe ambasadorin Kosnett ku ka krejt një qasje tjetër dhe mbështet komisionin për të zhdukur. Mos të harrojmë se përkrahje kemi , por ne nuk kemi bërë nje mrekulli sepse nuk kemi rezultate. Mirëpo familjarët dhe shoqata kanë përkrahje nga qeveria dhe nga Ramush Haradinaj”, tha ai. Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur shënohet me 27 gusht.

Të ngjashme