Lluka shpalos problemet që Serbia po ja shkakton Kosovës

Prishtinë | 01 Pri 2019 | 16:43 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, po merr pjesë në takimin e nivelit të lartë të ministrave rreth “Konektiviteti energjetik i Evropës qendrore dhe juglindore” e cila po mbahet në Bukuresht të Rumanisë.

Gjatë fjalimit  Lluka ju drejtua Komisionierit për veprime klimatike dhe të energjisë, Miguel Arias Cañete, ministrit të energjisë të Rumanisë, Anton Anton, drejtorit gjeneral të “DG Energy” pranë Komisionit Europian, Dominique Ristori dhe të gjithë të pranishmëve, duke i adresuar problemet të cilat Serbia po i shfaq karshi Kosovës e të cilat po pengojnë lidhjen e Kosovës me Europë dhe rajon.

“Dua të ngris një çështje e cila jo vetëm që është relevante në implementimin e projektit të lidhjes së tregjeve mes Shqipërisë, Italisë Malit të Zi dhe Shqipërisë (AIMS), por është një kusht paraprak për rregullimin e tregut rajonal. Ashti siç e dini, Këshilli Ministror i Komunitetit të Energjisë në takimin e fundit ka konkluduar “shkelje të rëndë të vazhdueshme” nga ana e Serbisë në lidhje me menaxhimin e kongjestionit të aplikuar në interkonektivitetin e Kosovës. Një konkluzë e tillë, nëse nuk korrigjohet, hyn në efekt në Qershor të këtij viti”, tha ministri Lluka.

Ai gjithashtu kërkoi që të zgjidhet sa më shpejtë problem me Serbinë e cila po e dëmton konsumatorin Kosovar me çmime të larta.

Të ngjashme