Lluka: S’ka keqpërdorime me tenderin për arkivole, parat e pashpenzuara do të kthehen në buxhet

Prishtinë | 31 Maj 2019 | 12:04 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është mbajtur takimi i radhës i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, raporton Ekonomia Online.

Jahja Lluka nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur tha se takimi i sotëm ka qenë vazhdë e takimeve të rregullta që mban komisioni, por të ftuar sot ishin edhe familjarë e të zhdukurve, ndër to edhe Nysrete Kumnova.

“Javën e kaluar patëm takim të grupin punues dialogues të Kosovës me Serbinë, kemi shqyrtuar shumë gjëra për problemet që kemi me Serbinë nuk ka asgjë të re, jemi duke shqyrtuar dhe përfunduar procesin e pagesave për ndihmë të shoqatave nga 5 mijë euro dhe besoj se do kryhet shumë shpejtë sepse kanë nevojë për mjete dhe ndihmë dhe qeveria do u qëndroj afër”, tha LLuka.

Lluka përmendi një shkrim lidhur me një tender për blerjen e arkivoleve nga ana e Qeverisë.

“Blerjen e disa gjërave të një tenderi që është shpall një zonjë ka bërë postim ku akuzohet kryeministri për 123 mijë arkivole për të zhdukur që nuk dihet a do dalin të gjallë apo vdekur, në bazë ligjore ne nuk kemi drejt me ia mohu familjarëve që do ta gjejmë të gjallë apo jo, ne shpresojmë të jenë gjallë, por është problematike pas 20 viteve.Tenderi që është nënshkruar para disa muajve është tender për 3 vite për nevojat e gërmimeve dhe rivarrimet eventuale dhe ne kërkojmë edhe 1476 qytetarë të Kosovës e nuk mundemi me qenë neglizhent që në rast se kemi nevojë me thënë nuk kemi tender dhe te mos kemi kompani të bëj rivarrimin”, tha Lluka.

Ai tha ky është ofendim për familjarët dhe manipulimi për interesa të dikujt. Ai tha se manipulimi me familjarët dhe të zhdukurit është i pa pranueshëm.

“Nëse ka rast se dikush ka keqpërdor tender ne do ta hetojmë”, tha ai.

Lluka tha se paratë e pa shpenzuara do të kthehen në buxhet.

“Deri tani 799 euro për ketë vit janë paguar në këtë tender, nuk dmth që kjo shumë harxhohet, pjesa që ka nevojë shpenzohet pjesa tjetër kthehet në buxhet”.

Ai tha se Serbia nuk ka vullnet për të treguar të vërtetën për fatin e njerëzve tanë.

“Ne kemi problem me Serbinë edhe pse nënshkruan marrëveshje asnjëherë nuk ka qenë e disponuar me dhënë informata për njerëzit tanë ku gjenden. Serbia e din saktë për secilin njeri tonë ku është, kur të ka disponim mundet të na ndihmoj. Pa zbardhjen e njerëzve tanë, qetësi pajtim e gjera tjera nuk do të ketë, nuk dua të jetë askush në lëkuren e nënës Ferdonie dhe Nesrete”.

Udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara, tha se kontraktimin për kompani të tilla është e drejtë ligjore.

“Aktualisht në Kosovë janë 1647 persona të zhdukur për fatin që nuk dihet, në Kosovë që nga ditët e para të pas luftës mbi 6 mijë raste tjera janë të regjistruara”, tha Gara.

Nysrete Kumnova, drejtuese e Asociacionit të familjarëve të personave të pagjetur, “Thirrjet e nënave”, nga Gjakova, tha se ka besim të plotë tek kryeministri Ramush Haradinaj dhe se Qeveria e tij nuk do të keqpërdor kategorinë e familjarëve të personave të zhdukur.

“Unë si nënë shpreh keqardhje për atë person që ka shkruar se ka marr tender në emër të arkivoleve, jam e bindur 100% që kryeministri Haradinaj e Qeveria e tij së paku këtë kategori asnjëherë nuk e ka keqpërdorur, ai e ka dhimbjen më të madhe për këtë kategori sepse ka pësuar shumë në familjen e tij dhe ndoshta e di dhembjen na ka kuptuar dhe këtë keqpërdorim nuk e bën dhe mundohet t’i ndihmoj shoqatat e të pagjeturve që ne të veprojmë dhe ta ngrisim zërin tonë”, tha Kumnova.

Lexo më shumë:

Të ngjashme