Lluka viziton Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, vendos lule për 59 anëtarët e familjes Jashari

Prishtinë | 26 Nën 2018 | 17:06 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka vizituar Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, ku ka vendosur nga një lule për secilin anëtar të familjes Jashari.

“Sot vendosa nga një lule për secilin prej 59 Jasharve që pushon i qetë në Prekazin e baces Adem!

Për festën e flamurit dhe për ditëlindjen e heroit kombëtar Adem Jashari, sot, kabinetet qeveritare të të dy vendeve, vizituan Prekazin e bukur.

Gjithmonë Prekazi më sjellë emocione të forta.

Lavdi dëshmorëve të rënë për liri!”, ka shkruar Lluka në “Facebook”.

Image may contain: 2 people, people smiling, people standing and outdoor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme