Lluka: Votimi pro për viza, lajm pozitiv drejt lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës në zonën Schengen

Prishtinë | 13 Sht 2018 | 16:40 | Nga

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka i është gëzuar lajmit të votimit pro për liberalizimin e vizave nga ana e Parlamentit Evropian.

Lluka ka shkruar se votimi pro nga 420 euro-deputetët për hapjen e negociatave me Këshillin e Evropës është lajm pozitiv drejt përfundimit të këtij procesi dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës në zonën Schengen.

Postimi i tij i plotë:

Pas vendimit të Komisionit të Parlamentit Evrpian për të Drejtat Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme (LIBE), sot në mbledhjen e rregullt të Parlamentit Evropian, pas artikulimit dhe prezantimit të shkëlqyeshëm të Tanja Fajon për përmbushjen e të gjitha kritereve nga institucionet e Republikës së Kosovës për liberalizimin e vizave, votimi pro nga 420 euro-deputetë për hapjen e negociatave me Këshillin e Evropës është lajm pozitiv drejt përfundimit të këtij procesi dhe përfundimisht lëvizjes së lirë të qytetarëve tanë në zonën shengen.

Në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive që ushtroj si Ministër i Zhvillimit Ekonomik, mbetem i përkushtuar për të adresuar dhe përmbushur të gjitha obligimet që mund të dalin nga ky dhe proceset tjera integruese, me qëllim të përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe realizimit të vizionit për të ardhmen e Republikës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme