Llumnica reagon ndaj kryetarit të Sindikatës së Shëndetësisë

Prishtinë | 01 Mar 2020 | 12:28 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Sindikatës së Re Korporata Energjetike e Kosovës, Nexhat Llumnica ka reaguar ndaj deklaratës së Federatës Sindikale të shëndetësisë, kryetarit të kësaj sindikate Blerim Sylës.

Ky Syla në një intervistë për Ekonomia Online ka kërkuar që të zbatohet Ligji i Pagave, të cilin Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar.

Reagimi i plotë:

“Reagim ndaj deklaratës së Federatës Sindikale të shëndetësisë, konkretisht kryetari i saj z.Blerim Syla.

z.Syla-është ma mirë me kërkuar ngritje të pagave për punëtorët në sektorin e tuaj ashtu siç është e thirrur Sindikata se sa të na akuzoj neve apo avokatin e popullit si dhe gjykatën kushtetuese.

Askush nuk e ndalon Sindikatën e Shëndetësisë, Arsimit, Policisë  dhe të tjerave që janë të paknaqur të kërkojë ngritje të pagave sepse është e drejtë e ligjëshme dhe e nevojshme për këta punëtorë, Por të akuzosh të tjerët që kanë mbrojtur të drejtën e tyre, të akuzosh avokatin e popullit që ka kryer detyrën e tij, të akuzosh institucionin më të lartë të shtetit Gjykatën kushtetuese për padrejtësi, kjo është vetëm një demagogji për arsyetim para anëtarëve tuaj por mospunën.

Të jesh mjek, policë, arsimtar, etj dhe ta kesh një pagë simbolike, ta kesh një marrëveshje kolektive ku përfshihen shumë gjëra dhe benificione për punëtorët, por të pa realizueshme, kjo i bie se Sindikata nuk është në rregull për mos me thanë janë të zhytur”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme