Loja e Thaçit me KQZ-në

Prishtinë | 20 Qer 2018 | 08:30 | Nga

Presidenti Hashim Thaçi ka ftuar vetëm nga një përfaqësues të opozitës (të LDK-së dhe të LVV-së) për t’u betuar nesër si anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e jo nga dy, duke e shpërfillur Kushtetutën e Kosovës. I pari i shtetit arsyetohet se po pret interpretimin e Kushtetueses, në kohën kur ky institucion ka mbetur pa kuorum.

Pas më shumë se një viti prejse janë mbajtur zgjedhjet nacionale, të enjten (nesër) pritet të nisë dekretimi i anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Por, jo të gjithë të nominuarit e partive politike do të betohen më 21 qershor. Përkundrazi, Zyra e Presidencës tashmë ka ftuar vetëm nga një kandidat nga partitë opozitare (LDK e LVV), ndonëse që të dyja këto parti kanë nominuar nga dy të tillë.
Presidenca ka njoftuar se gjatë së enjtes do të bëhet vetëm betimi i grupit të parë të anëtarëve, pasi që për grupin e dytë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tashmë i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, shkruan më tutje “Zëri”.

Sipas një sqarimi të Presidencës dërguar LVV-së, bëhet e ditur se Thaçi ka kërkuar nga Gjykata interpretimin e Nenit 139 të Kushtetutës për t’i shmangur dilemat se nga cilat grupe parlamentare duhet të emërohen anëtarët e KQZ-së

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme