Lojë shifrash me rritjen ekonomike

Prishtinë | 07 Maj 2019 | 08:07 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës e ka kthyer në lojë shifrash parashikimin për rritjen ekonomike. Në një dokument që projekton parametrat ekonomikë për tre vjetët e ardhshëm, ekzekutivi nuk i ka paraqitur më parashikimet e mëparshme të rritjes, por edhe projeksionet e reja demantohen nga të dhëna të institucioneve të besueshme ndërkombëtare.

Bazuar në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH), që i referohet periudhës 2020-2022 dhe që është miratuar në fund të muajit të shkuar, në asnjë vit të kësaj periudhe rritja nuk do ta prekë 5-përqindëshin, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Rritja ekonomike në terma realë mesatarë vlerësohet të jetë 4.6 për qind, duke filluar nga vlerësimi prej 4.7 për qind në vitin 2019 dhe 2020, 4.5 në vitin 2021 dhe 4.6 në 2022”, thuhet në këtë dokument, një kopje të të cilit e ka siguruar “Koha Ditore”.

Në KASH-in e vitit të kaluar, për periudhën afatmesme rritja mesatare reale ishte projektuar të ishte 5 për qind, duke filluar nga vlerësimi prej 4.9 për qind për vitin 2019, dhe duke tejkaluar normën prej 5 për qind nga viti 2020 e tutje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme