Lojtari i Kombëtares së Kosovës shpërthen në lot kur flet për kohën e luftës

Prishtinë | 12 Qer 2021 | 14:17 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha për herë të parë ka rrëfyer sakrificën e tij dhe të familjes gjatë kohës së luftës.

Ai me lot në sy ka treguar për punën dhe sakrificën që ka bërë familja e tij, për t’i ndihmuar familjarët në Kosovë si dhe për një jetë më të mirë për ta.

“Edhe ne s’kena pas, jena rrit dmth… Babi ka heq shumë, edhe është idol i jemi edhe e du shumë… Jam rrit jasht, por edhe baba jem ka dalë shumë i ri, në luftë edhe neve na kanë kall shpin. Ai i ka mbajt tri puna, me na majt edhe neve, por me pas edhe familja në Kosovë, me honger e strehim”, thotë Berisha në emisionin me Halil Kastratin.

Ai tregon për vizitën e parë që kanë bërë ai dhe familja e tij në Kosovë pas luftës, duke treguar se kanë ardhur që të ndërtojnë një shtëpi, pasi ajo ishte djegur gjatë luftës

“Pas lufte, herën e parë kur jena ardh në Kosovë me nis shpin, edhe vet kom punu,  u kon dicka e madhe, dmth që kur ki zemër edhe don me bo mirë, edhe mos me pas kurgjo hiq, zoti ta jep mundësinë, por ti duhesh  me kap mundësinë me përparu.

Për mu, baba jem, edhe nana jem na kanë rrit edhe na kanë eduku, na kanë jep me honger e me pi, por  babai ka heq shumë edhe osht idol i jemi edhe e du shume. Më ka nejt gati shumë. Mos me kon ai edhe unë nuk isha qysh jom sot, edhe nashta skisha mrri ku jojm sot, por mendja e tij për me bo mirë, më ka shty edhe mu me përkrah”, tha ai me lot në sy.

Të ngjashme