Luan Krasniqi i komenton Osmanit: Ndihem krenar me punën dhe veprën e juaj

Prishtinë | 06 Nën 2020 | 14:53 | Nga Ekonomia Online

Boksieri i njohur kosovar, Luan Krasniqi i ka dal në mbrojtke presidentes në detyrë, Vjosa Osmanit, pas kritikave që i janë bërë asaj, nga analisti Imer Mushkolaj dhe disa anëtarë të partive politike.

Krasniqi në komentin që Osmani e ka publikuar si reagim ndaj Mushkolaj, ka shkruar se ndihet krenar me punën dhe veprën e Osmanit.

“Koha do te tregon te vërtetën e nderuara Vjosa Osmani, unë Luan Krasniqi ndihem shumë krenar me punën dhe veprat e juaja qe bëni. Suksese dhe gjitha mirat Luani”, ka shkruar ai.

Mushkolaj përmes një postimi në profilin e tij kishte shkruar “T’lodhta këto foret e Vjosa Osmanit me homazhe, frymëzim, blla, blla… Veç formë, e aspak përmbajtje”.

Por i shpejt ishte reagimi i Osmanit e cila tha se kur unë po e ngris zërin për krimet e Serbisë të tjerët po kritikojnë.“Kjo është një pjesë e deklaratës sime në Prekaz, të cilën disa po e quajnë “Blla blla e pa përmbajtje”. Prandaj edhe jemi këtu si shtet, e para syve të botës po barazohet agresori me viktimën, sepse kur disa prej nesh e ngrisim zërin për krimet e kryera nga Serbia (siç kemi bërë gjithnjë), dikush i quan ‘blla blla’”, ka shkruar Osmani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme