“Lufta kundër korrupsionit të përqendrohet në shëndetësi, prokurim e arsim”

Prishtinë | 07 Dhj 2017 | 18:16 | Nga

Në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit që organizohet nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti GAP, Iniciativa për Progres (INPO), Organizata Çohu dhe Instituti KIPRED, është mbajtur një performancë simbolike në oborrin e Pallatit të Drejtësisë.

Gjatë kësaj performance u përçuan mesazhe tek institucionet e drejtësisë për luftimin e korrupsionit.

Aty u vendosën edhe banera me porosi të qarta se ku duhet të fokusohet lufta kundër korrupsionit si: Në fushën e shëndetësisë, në fushën e prokurimit, në fushën e arsimit etj.

Në këtë aktivitet në emër të koalicionit para medieve foli Ariana Qosaj-Mustafa, e cila kërkoi nga institucionet e drejtësisë që t’i marrin parasysh këto mesazhe dhe të gjeturat që janë prezantuar në Javën Kundër Korrupsionet dhe të angazhohen më shumë në luftën kundër korrupsionit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme