Lufta për vlerat kryesore të njerëzimit

Prishtinë | 29 Kor 2018 | 09:41 | Nga

Bardh Rugova – gjuhëtar, publicist, përkthyes, profesor. Ka lindur në Pejë, më 1974. Është doktoruar në Universitetin e Prishtinës më 2006, duke e mbrojtur disertacionin “Gjuha e gazetave në Kosovë”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ka punuar në gazetën “Koha Ditore” nga viti 1998 deri në dhjetor të vitit 2011, duke ushtruar prej vitit 2008 detyrën e zv.kryeredaktorit. Një pjesë të shkrimeve të tij publicistike i ka publikuar në përmbledhjen “Me sebep”, më 2011. E ka publikuar edhe romanin “Edmond Rugova: Rrëfimet e të dielave”, 2010. Në Universitetin e Prishtinës ka filluar të punonte më 1999. E ka titullin profesor. Që prej vitit 2016 është anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Është shef i Departamentit të Gjuhës Shqipe që nga viti 2008. Ka qenë sekretar i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare (2000 – 2010) dhe drejtor i këtij institucioni për dy mandate (2011 – 2014). Është anëtar i Këshillit Ndërakademik të Gjuhës Shqipe. Është sekretar i AIESEE – Kosovës. Ka mbajtur ligjërata në Universitetin e Munihut, të Napolit, të Kopenhagës e të Pragës.

Një semestër ka mbajtur ligjërata për studentët e masterit në Universitetin Shtetëror të Tetovës, si dhe në Universitetin e Tiranës dhe atë të Shkodrës. Ka përkthyer një pjesë të punimeve të Erik Hampit në përmbledhjen botuar në Prishtinë më 2006. Ka përkthyer veprën “Deluzioni Zot” të Riçard Dakinsit (Richard Dawkins) (2014). Interesimet e tij studimore përfshijnë kryesisht tema të gramatikës së tekstit, të analizës së diskursit dhe të fonologjisë. Mes tjerash, ka punime për klasifikimin e mbiemrave të shqipes dhe për kohët e foljeve.

Ka marrë pjesë në shumë konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit. Ka botuar monografinë “Gjuha e gazetave”, monografinë “Imazhi i Shqipërisë dhe i shqiptarëve në ‘New York Times’, në kohën e shpalljes së Pavarësisë (1911 – 1913)” (2014), tekstin mësimor “Hyrje në gramatikën e tekstit të gjuhës shqipe” si bashkautor, më 2015, dhe librin “Riçke rome itaçi e zakucati – përmbledhje punimesh për tekstin dhe gjuhën në shoqëri” (2016). Ka redaktuar vëllime të ndryshme revistash dhe librash të autorëve të shquar shqiptarë e të huaj.

Rugova është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

Mendimi. Jemi duke jetuar në një shoqëri, ndoshta edhe kohë, në të cilën nuk ka mendim. Njerëzimi e ka zëvendësuar mendimin me etiketa: kjo mirë – kjo keq, kjo bën e kjo s’bën (për shkak se kështu paska thënë dikush se duhet) dhe nëse thua ndryshe qenke njeri i keq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme