Luftimi i korrupsionit – ftohen qytetarët të jenë sinjalizues e ta raportojnë këtë dukuri

Prishtinë | 16 Qer 2021 | 11:10 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, Iniciativa Kundër Korrupsionit (RAI), me mbështetjen e Bashkimit Evropian, ka mbajtur performancën kundër korrupsionit “Sinjalizo”, raporton Ekonomia Online.

Në mënyrë simbolike është bërë shkatërrimi i parave përmes një mekanizmi të veçantë, nga një person që vazhdimisht ka marrë para dhe qytetarët kanë pasur mundësinë që përmes një butoni të ndalim punën e makinës.

Sipas organizatorëve kjo tregon që qytetarët mund të kenë ndikim në parandalimin e korrupsionit edhe në jetën reale.

Drejtori i Agjencisë̈ Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, tha se kanë angazhuar 170 zyrtarë përgjegjës ku sinjalizuesit mund ta raportojnë korrupsionin.

Ai më tej ka sqaruar se këtë vit kanë pasur katër raste të sinjalizimit.

“Në vitin 2019 ka hyrë në fuqi Ligji për mbrojtjen e sinjalizuesve. Në kuadër ta bashkëpunimit kemi qëllim të ndihmojmë në mbrojtje të sinjalizuesve që është temë e re. Deri më tash AKK ka zhvilluar një numër të madh aktivitetesh. Kemi angazhuar mbi 170 zyrtarë përgjegjës ku sinjalizuesit nëpër institucione publike mund të raportojnë. Jemi këtu të sensibilizojmë punën dhe aktivitetet për sinjalizim”. 

“Gjatë vitin 2019 kemi pasur 5 raste të sinjalizimit, gjatë vitin 2020 kurse edhe këtë vit kemi 4 raste. Të ardhmen të ketë sa më shumë sinjalizime dhe institucionet t’i mbrojnë ata. Ky projekt është në vazhdimësi dhe jemi në përpjekje të përbashkët që të informojmë sinjalizuesit që të raportojnë dhe mos të ketë keqpërdorim të parasë publike”.

Menaxherja e projektit të RAI-t “Ndërprit Heshtjen”, Elmerina Ahmetaj Hrelja, tha se lufta kundër korrupsionit fillon nga individi, raporton EO.

“Dëshirojmë të tërheqim vëmendje në dëmin që korrupsioni i shkakton shoqërisë dhe rëndësinë e raportimit. Korrupsionit mund t’i japim fund nëse marrim vendim që mos të bëhemi pjesë e tij”.

“Mos të harrojmë që lufta kundër korrupsionit fillon nga individi. Ne mbështesim sinjalizuesit ata që marrim guxim vetëmohues të raportojmë korrupsionit dhe e vënë vetën në shërbim të interesit publik”.

Të ngjashme