Lukaku flet për startin perfekt te Chelsea: E kisha ëndërruar një gjë të tillë

Prishtinë | 23 Gus 2021 | 15:46 | Nga Ekonomia Online

Romelu Lukaku e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën te Chelsea.

Në fakt për sulmuesin belg është një rikthim në Stamford Bridges, ku kishte luajtur edhe më parë.

Kampioni në fuqi i Evropës pagoi 115 milionë euro te Interi për transferimin e sulmuesit belg.

Lojtari debutoi në xhiron e dytë të Ligës Premier, ku edhe shënoi një gol në fitoren 0-2 të Chelseat ndaj Arsenalit.

“Jam shumë i lumtur për këtë start. E kisha ëndërruar gjithmonë diçka të tillë. Derbi është një ndeshje e veçantë dhe të shënoja do të thotë shumë për mua”, tha Lukaku.

“Vërshëllimat më motivojnë, në futboll tifozët janë pjesa më e bukur, por në krahun tjetër dua të falënderoj ata të Chelseat të cilët më kanë mbështetur gjatë gjithë ndeshjes”, tha Lukaku.

Krejt në fund reprezentuesi belg deklaroi se Chelsea ka qenë gjithmonë shtëpia e tij.

Të ngjashme