Lumezi: Çelësi i suksesit është konfiskimi i pasurisë i përfituar përmes veprave penale

Prishtinë | 05 Sht 2019 | 14:53 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasada Britanike ka lansuar projektin “Fuqizimi i Sistemit Prokurorial të Kosovës” që synon rritjen llogaridhënies, transparencës dhe integritetit, raporton Ekonomia Online.

Kryeprokuror i Shtetit, Aleksandër Lumezi, tha se çelësi i suksesit është konfiskimi i pasurisë i përfituar përmes veprave penale.

“Është kënaqësi qe jemi mbledh sot këtu së bashku, për të nënshkruar memorandumin për forcimin e sistemi të drejtësisë në Kosovë. Agjenda primare e shtetit të Kosovës është drejtësia. Ky bashkëpunim në të ardhmen do të jep rezultate konkrete në forcimin e ligjit dhe do të ndikojë në ngritjen e standardeve të vlerësimit të performancave të prokurorëve. Nuk është lehtë të trajtohen krimi  i organizuar dhe korrupsioni sepse duhet një ekspertizë e mirë. Çelësi i suksesit në luftën kundër krimit të organizuar është konfiskimi i pasurisë i përfituar me vepra penale”, tha ai.

Kryeprokurori tha se për të pasur sukses dhe rezultate duhet të funksionojnë në harmoni duke filluar nga policia dhe gjykata.

“Patjetër që duhet  të funksionojë në mënyrë harmonike duke filluar nga policia dhe gjykata. Nëse kemi konfiskime, Prokuroria e Shtetit janë në rrugën e duhur që të heqim grupet e ndryshme kriminale. Krimi i organizuar dhe korrupsioni janë bazë e mirë për terrorizëm dhe e kundërta. Terrorizmi financohet nga veprimet kriminale dhe duhet të japim kontributin  më të madh bë trajtimin e këtyre rasteve. Së shpejti do të formojmë edhe departamente të tjera si departamenti i korrupsionit të lartë , i krimit të organizuar si dhe do të shtohen prokurori. Deri më tani nuk kemi pasur rezultate definitive sa i përket korrupsionit”, tha Lumezi.

Lumezi shtoi se Prokuroria ka ngritur aktakuza kundër personave me pozita të larta  dhe se 50% të lëndeve janë fituar dhe pjesën tjetër e kanë humbur.

“Prokuroria  e Shtetit ka ngritur aktakuza kundër personave që kanë qenë në pozita të larta. Nga aktakuzat që i kemi dërguar në gjykata 50% të lëndëve i kemi fituar dhe pjesën tjetër e kemi humbur. Drejtësia është pjesë e rëndësishme e shtetit tonë dhe prandaj ne të gjithë së bashku duhet të japim kontributin që të kemi sukses më të madhe në rastin e hetimeve. Ne presim që procesi për emërimin e dy prokurorëve t’i përzgjedhim ata kandidatë të cilët janë më profesional dhe që kanë integritet profesional dhe të jenë të gatshëm të ballafaqohen me krimet më të rënda në Kosovë”.

Kryesues i KPK-së, Bahri Hyseni, tha se bashkëpunimi me partnerët është metodologjia më e mirë për të fituar besimin e qytetarëve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Sistemi Prokurorial i Kosovës ka kaluar nëpër shumë etapa të ndryshme të zhvillimit duke filluar nga avancimi dhe çështje tjera që ndërlidhen me rekrutimin dhe perfomancën. Të gjitha këto kanë pas një rrugëtim të gjatë , dhe rrugëtim ka qenë në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar. Këshilli Prokurorial i Kosovës kanë arritur viteve të fundit të kenë rezultate të dukshme sa i përket çështjeve të rekrutimit dhe çështje që ndërlidhen me punën e tyre. Me partnerët do të avancojnë edhe më tutje procedurat me prokurorët dhe kryeprokurorët”.

Drejtori i Programit, Steve Pitts, tha se gjatë vizitave të tyre kanë parë se shumë gjyqtarë e kanë pranuar se sistemi i drejtësisë duhet të përmirësohet.

“Këtë projekt i kemi filluar nga shtatori. Kemi vizituar çdo gjykatë në Kosovë, ajo çka kërkohej nga ne të bëhet ishte çka shkaktonte  mungesën e besimit në drejtësi dhe shumë gjyqtarë e pranuan se sistemi i drejtësisë duhet të përmirësohej. Qendër e  qëllimit tonë  është llogaridhënia duke përfshirë institucionin përfitues. Ne do të ndërtojmë besimin në institucionin tuaj. Ne preferojmë që ju t’i zhvilloni zgjidhjet e juaja me ekipin tonë. Ne nuk mund të ofrojmë zgjidhje për këto probleme pa i trajtuar shkaktarët tanë kryesor. Në emërimin e liderëve të institucionit tonë është mirë të testohen shkathtësitë e tyre”, tha ai, raporton EO.

Lexo më shumë:

Të ngjashme