Lumezi e O’Conell biseduan për trajtimin e rasteve të dhunës seksuale gjatë luftës

Prishtinë | 11 Tet 2016 | 17:45 | Nga

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruairí O’Connell, me të cilin kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit në mes Prokurorit të Shtetit dhe Britanisë së Madhe.

Sipas njoftimit nga Prokuroria e Shtetit, Kryeprokurori Lumezi dhe ambasadori O’Conell kanë biseduar për veprimtarinë dhe funksionimin e Prokurorit të Shtetit me theks të veçantë në trajtimin e rasteve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, si dhe për projektin të cilin është duke e mbështetur ambasada britanike për të zhdukurit, për nevojat e ndihmës së Prokurorit të Shtetit në trajtimin dhe të identifikimit të viktimave të krimit, transmeton Telegrafi.

Ambasadori O’Conell u shpreh i gatshëm që prokurorët të cilët kanë treguar rezultate të mira në zgjedhjen e lëndëve të ndihmohen dhe të përkrahen në forma të ndryshme, duke i dërguar edhe në trajnime profesionale.

Gjithashtu, Lumezi e O’Conell kanë biseduar edhe për ngritjen e llogaridhënies dhe transparencës për funksionimin e sistemit prokurorial të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme