Lumezi ngushëllon familjen dhe kolegët e Esat Ademit

Prishtinë | 16 Gus 2020 | 12:41 | Nga Ekonomia Online

Kryeprokurori i Kosovës, Aleksander Lumezi, ka ngushëlluar familjen dhe gjithë kolegët e prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, Esat Ademi, i cili ka vdekur si pasojë e Coronavirusit.

Lumezi ka thënë se Esat Ademi, ishte shembulli i një njeriu të urtë dhe të ndershëm, i cili më përkushtim, dinjitet dhe profesionalizëm të lartë i shërbeu institucionit dhe vendit.

E nderuara familje Ademi,

Me pikëllim të thellë mora lajmin e ndarjes nga jeta të familjarit tuaj dhe kolegut tonë, prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, Esat Ademi.

Me lejoni të shpreh dhimbjen dhe ngushëllimet e mia më të sinqerta për Ju si familje, për të afërmit, kolegët dhe të gjithë bashkëpunëtorët e prokurorit Ademi. 

Prokurori, Esat Ademi, ishte shembulli i një njeriu të urtë dhe të ndershëm, i cili më përkushtim, dinjitet dhe profesionalizëm të lartë i shërbeu institucionit dhe vendit.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të!

Të ngjashme