Lumezi takohet me Drejtoreshën e Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë Katharina Stocker

Prishtinë | 27 Sht 2019 | 15:16 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim Drejtoreshën e zyrës zvicerane për bashkëpunim në Kosove Katharina Stocker.

Lumezi ka njoftuar Drejtoreshën me punën dhe të arriturat e Prokurorit të Shtetit në ndjekjen dhe luftimin e veprave të ndryshme penale, si dhe për përkushtimin e tij në forcimin e sundimit të ligjit.

Në anën tjetër, Drejtoresha Stocker, duke vlerësuar punën që po e bënë Prokurori i Shtetit, jep përkrahjen dhe gatishmërinë për të ndihmuar edhe më tutje sistemin prokurorial të Kosovës, në të gjitha çështjet që Zvicra mund të kontribuojë.

Në fund, Lumezi ka vlerësuar lart mbështetjen e Zvicrës me ç’rast ka falënderuar Zonjen Stocker për përkrahjen dhe ndihmën e vazhdueshme që shteti zviceran vazhdon ta jap për sistemin prokurorial të Kosovës.

Të ngjashme