Lumezi thotë se nga aksioni i Njësisë Speciale u arrestuan 12 persona, paralajmëron aktakuzë

Prishtinë | 24 Shk 2021 | 13:46 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Prokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi në një konferencë për medie ka dhënë detaje për aksionin policor, i cili është zhvilluar në disa qytete të vendit, raporton Ekonomia Online.

Ai ka bërë të ditur se janë arrestuar 12 persona, prej tyre 10 zyrtarë dhe 2 qytetarë. Lumezi ka shtuar se nga janari kanë filluar grumbullimin e informacioneve në lidhje me këtë rast.

Nga ky aksion ka thënë ai janë konfiskuar një shumë e madhe parash në disa lokacione të ndryshme.

Sipas tij, të arrestuarit dyshohen për për keqpërdorim të subvencioneve dhe dhënie e marrje të ryshfetit, raporton EO.

Kreu i Prokurorisë së Shtetit ka paralajmëruar se aksioni do të vazhdojë edhe ditët në vazhdim.

Madje ai ka paralajmëruar edhe ngritje të aktakuzës ndaj këtyre personave.

“Nga muaji janar kanë filluar grumbullimi i informacioneve dhe mbledhja e provave që kanë rezultuar që duhet të zbatohen dhe pas ndërmarrjes së masave kemi ardhur në përfundim se duhet të dërgohet edhe urdhri për bastisjen e disa lokaleve, dhe pas marrjes së urdhrit sot në orët e mëngjesit në bashkëpunim kemi bërë bastisjen e këtyre lokaleve ku e kemi arsyetuar kërkesën për bastisje dhe kemi sekuestruar një shumë të madhe parash, vetura kompjuter që do të na shërbejnë për të pasur edhe një aktakuzë”.

“Gjatë këtij aksioni janë arrestuar 12 persona 10 janë persona zyrtar dhe 2 qytetarë të tjerë që i kanë ndihmuar këtyre dhe që dyshohen për disa vepra penale, për keqpërdorim të subvencioneve dhe dhënie e marrje të ryshfetit. Në bazë të informacioneve ku operacion do të zhvillohet edhe në ditët e ardhshme”, tha Lumezi.

Kryeprokuror i Prishtinës Kujtim Munishi, ka bërë të ditur se Rafet Halimi është prokuror i rastit.

“Prokurori i rastit është Rafet Halimi dhe të gjitha koordinimet i  ka marr me mu”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme