Lunaçek ka një porosi për Ballkanin perëndimor

Prishtinë | 25 Pri 2017 | 14:27 | Nga

Ulrike Lunaçek, zëvendëspresidentja e Parlamentit Europian, do të marrë pjesë në Forumin e Shoqërisë Civile, i cili zhvillohet nga 26 deri më 28 prill 2017 në Tiranë, transmeton Klan Kosova.

Lunacek deklaroi për portalin “Europan Western Balkans” se BE-ja këshillon që sa më mirë duhet të shfrytëzohet energjia pozitive, e pranishme në Ballkanin Perëndimor, pasi në disa vende të këtij rajoni janë vërejtur ndryshime drejt sjelljes autoritare, e cila rrezikon “përparimin e demokracisë”.

Ajo ka thënë se retorika nacionaliste nuk zgjedh problemet dhe nuk ndërton institucionet dhe funksionalitetin e shtetit por hap rrugën për konflikte.

“ CSF-ja, me të cilën me kënaqësi po bashkohem çdo vit, përbën një mundësi të rëndësishme për shoqërinë civile që të artikulojë rekomandimet, sugjerimet dhe kërkesat dhe të jetë një zë kritik dhe kompetent që do të dëgjohet edhe në këtë samit”, ka thënë Lunaçek.

“Së fundmi, forcat e Shoqërisë Civile dhe formacione të tjera të shoqërisë civile duhet të njihen si një segment relevant i demokracisë për qeveritë dhe politikanët në rajon.

Ndërsa ajo u ka sugjeruar politikanëve që të merren me kritika në mënyrë argumentuese dhe me “mendje të hapur”.

“Lëvizjet shoqërore dhe aktivizmi qytetar tregojnë potencialin emancipues të qytetarëve në Ballkanin Perëndimor”.

Proceset demokratike, sidomos pas diktateve dhe luftërave, duhet të sigurojnë jo vetëm për transformimin institucional, por edhe për transformimin e mentaliteteve autoritare në të gjitha nivelet e shoqërisë.

Kritika është kripë e demokracisë, dhe politikanët duhet të merren me kritika në një mënyrë argumentuese me mendje të hapur.

Unë e di nga përvoja ime se kjo nuk është gjithmonë e lehtë, por është ajo që dallon demokracitë nga regjimet autoritare dhe diktatoriale. Pra, le të bëjmë atë”, është shprehur Lunaçek.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme