Lushtaku, deputet agjërues: Ramazani na thërret të jemi të durueshëm, sidomos në politikë

Prishtinë | 13 Pri 2021 | 18:43 | Nga Ekonomia Online

Mërgim Lushtaku është njëri nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që agjëron Muajin e Ramazanit.

Për një prej pesë shtyllave të Islamit – agjërimin e Ramazanit, Lushtaku ka thënë se ajo është thirrje për të qenë tolerant.

“Nuk kujtoj asnjë rast që kam dalë nga vetja sidomos në Muajin e Ramazanit. Natyra e agjërimit dhe qëllimi për çfarë e bën, të bën të jesh tolerant dhe i durueshëm dhe në këtë pikëvështrim nuk sheh diçka të pakalueshme”.

“Gjërat tejkalohen me lehtësi kur e ke durimin. Muaji i Ramazanit na thërret të jemi të durueshëm edhe jashtë Ramazanit, sidomos në politikë”, tha ai në Klan Kosova.

Lushtaku që ka refuzuar të flasë rreth çështjeve politike, ka thënë se Muajin e Ramazanit e agjëron që nga mosha 15-vjeçare.

Të ngjashme