Lushtaku: Dola nga një burg, e po më duket se po hyj në një tjetër

Prishtinë | 03 Kor 2017 | 18:59 | Nga

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka dalë nga ambientet e burgut të sigurisë së lartë në Gërdoc.

Pasi takoi dhe përqafoi familjarët dhe të afërmit e tjerë që ishin mbledhur për ta pritur atë, ai u shfaq para mediave, duke thënë se është shumë i emocionuar.

“Kërkesa ime dhe e bashkëluftëtarëve ka qenë që të ketë drejtësi në këtë vend. Unë po dal nga një burg në të cilin isha, por po më duket se po hyj në një burg tjetër”, ka thënë Lushtaku në paraqitjen e tij të parë publike pas lirimit nga burgu në Gërdoc.

I pyetur se a do kthehet menjëherë në punë, ai tha: “Të jemi shëndosh njëherë”.

Ndërkaq, avokati i Lushtakut, Arianit Koci, ka bërë me dije se klienti i tij, vizitën e parë do ta bëjë tek varri i komandantit legjendar, Adem Jashari.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme