Lushtaku: E kam mbrojtur dhe do ta mbroj luftën e UÇK’së

Prishtinë | 13 Jan 2019 | 13:21 | Nga Ekonomia Online

Njëri prej ish-komandantëve të UÇK’së, Sami Lushtaku, është zotuar se do ta mbrojë luftën e UÇK’së edhe në Hagë.

Këtë deklaratë e ka dhënë pasi është nisur për në Hagë për t’u intervisutar nga Gjykata Speciale për dyshime lidhur me krimet e luftës.

“Dje, sot, nesër dhe përgjithmonë, e kam mbrojtur dhe do ta mbroj të vërtetën, luftën e drejtë dhe të pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, është mbishkrimi i vendosur sipër fotografisë.

Lushtaku para nisjes për në Hagë, ka deklaruar se ende nuk e di se në çfarë cilësie do të intervistohet.

Përveç Lushtakut, Gjykata Speciale  gjatë kësaj jave do të intervistojë edhe Rrustem Mustafën

Hetimet do të përqendrohen në krimet e supozuara nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000. Ligji për Gjykatën Speciale është miratuar në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme