Lutfi Haziri: Babai i 26 vjeçarit ka shkuar në aeroport, por s’është lejuar ta takojë

Prishtinë | 04 Maj 2020 | 11:27 | Nga Ekonomia Online

Pasditen e së dielës, një 26-vjeçar nga Gjilani i cili ishte kthyer nga Gjermania në Kosovë dhe ishte dërrguar në Qendrën e Studentëve në Prishtinë për t’u izoluar, ka kërcyer nga konvikti ku po qëndronte dhe si pasojë e kësaj ka vdekur.  Lidhur me këtë, kryetatri i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sot në një konferencë për media tha se kërkon nga organet e hetuesisë që t’i kryejnë të gjitha hetimet e nevojshme dhe të zbardhin rastin

Haziri tha se Gjilani ka përjetuar një tragjedi tjetër me vdekjen e 26-vjeçarit.

“Dje edhe sot Gjilani po kalon nëpër tragjedi të paimagjinueshme, dhimbja e madhe me trastin e njoftimit se një djalë i ri nga komuna jonë I cili është kthyer nga Gjermania, ai është njohur. Kërkojmë nga organet e hetuesisë ta hetojnë rastin deri në fund, t’I japijn qetësi familjes duke e zbardhur rastin. Ia kemi obligim cdo njërit që është prekur nga okjo situatë”, ka thënë Haziri.

I pyetur nëse familajrët kanë kërkuar që i riu të izolohej në shtëpi, Haziri tha se babait të 26-vjeçarit nuk i është lejuar ta takojë atë.

“Definitivisht, vetë fakti se mënyra e organizimit të kthimit ka qenë përmes institucioneve të Kosovës, Komuna e Gjilanit i ka bërë kërkesë ambasadës së Kosovës në Berlin, ambasada ka reaguar dhe ka organizuar kthimin me aeroplanin e parë. I kemi plotësuar gjithë dokumentacionin e nevojshëm për këtë rast që ka qenë me prioritet, por në Prishtinë iu është nënshtruar rregullave të Prishtinës, mandej ne s’kemi pasur mundësi tjetër. Babai i djalit ka qenë në aeroport, ka kërkuar ta takojë djalin, por nuk e kanë lejuar”, tha Hazir

Të ngjashme