Lutfi Haziri dënon aktin e therjes me thikë të serbit nga Cernica

Prishtinë | 31 Dhj 2019 | 11:58 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Gjilanit e ka marrë me shqetësim lajmin për therjen me thikë të një pjesëtari të komunitetit serb në Cernicë, nga ana e një 20 vjeçari.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, në emër të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, e ka dënuar këtë akt i cili është rast i izoluar dhe nuk e prish në asnjë mënyrë bashkëjetesen e tolerancën ndëretnike.

Haziri e ka deleguar nënkryetarin e Komunës, Arbër Ismajli me ekipin e tij, të cilët e kanë vizituar sot familjen e viktimës, duke thënë se komuna do t’i qëndrojë afër kësaj familje.

Komuna e Gjilanit është vlerësuar si shembulli i mirë i tolerances, bashkëjetesës dhe kultivimit të dialogut ndërfetar e ndëretnik, në Këshillin e Sigurimit të OKB’së. 

Të ngjashme