Lutfi Haziri zgjidhet anëtar i Parlamentit Global të Komunave

Prishtinë | 07 Shk 2018 | 11:09 | Nga

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, është zgjedhur anëtar i Parlamentit Global të Kryetarëve (GPM) të Komunave, me seli në Hagë, duke u bërë kështu kryetari i parë i ndonjë komune nga rajoni që përfaqësohet në këtë institucion.

Në letrën e mirëseardhjes si anëtar i Parlamentit Global të Kryetarëve të Komunave drejtuar Lutfi Hazirit nga Patricia de Lile, kryetare e Komitetit Ekzekutiv të Parlamentit dhe njëherësh kryetare e Cape Town, thuhet se “me kënaqësinë me të madhe ju mirëpresim juve z. Haziri në Parlamentin Global të Kryetarëve të Komunave si dhe kemi nderin e veçantë t’ju kemi mysafir në samitin vjetor të Parlamentit, që do të mbahet në Bristol të Britanisë në tetor 2018”.

Haziri, pasi ka pranuar letrën e znj. de Lile, ka thënë se ndjehet i nderuar që i është dhënë kjo mundësi.

Parlamenti Global i Kryetarëve të Komunave mbledh kryetarë komunash nga të pesë kontinentet që për mision ka ofrimin dhe shkëmbimin e përvojave dhe lidershipit të kryetarëve të komunave në lidhje me ballafaqimin dhe zgjidhjen e sfidave të qeverisjes lokale që ndërlidhen edhe me sfidat globale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme