LVV: Telekomi degë e PDK-së, AAK-së dhe Nisma-s, po i rehatojnë militantët

Prishtinë | 13 Shk 2019 | 11:21 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Emrat e tre subjekteve politike, PDK, AAK dhe Nisma, janë vendosur në hyrje të Telekomit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Me këtë aktivitet simbolik, Lëvizja Vetëvendosje, thotë se këto tri parti po e shndërrojnë Telekomin në degë të tyre duke punësuar militantë partiak.

Rina Zhitia, anëtare e Kryesisë se Qendrës ne Prishtinë, tha se Qeveria duhet të zbatojë rezolutën që thotë, të kundërtën e asaj që bëhet ne Telekom.

Sipas Zhitisë, Telekomi ka potencial të zhvillohet financiarisht.

“Ditë më parë dëgjuam për emërimin e Telekomit me qëllim privatizimin. Kjo ndërmarrje u fol nga kriminelët. Me kontrata e dhunshme si ajo me z mobile që tentoni falimentimin dhe privatizimin e Telekomit.  Më shumë se ndërmarrje politike. PDK-ja, AAK-ja dhe Nisma e kanë shndërruar në degë të tyre ku rehatohen partiakë dhe militantë të tyre.  Hapësirat e punës së Telekomit janë shndërruar në zyra partiake. Qeveria ta zbatojë rezolutën që thotë saktësisht të kundërtën e asaj që po bëhet në Telekom. Po ashtu thirrje në prokurori. Telekomi ka potencial të zhvillohet financiarisht”, u shpreh Zhitia, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme