LVV vendos “Piramidën e qeverisë së luksit në vendin më të varfër në Evropë”

Prishtinë | 07 Pri 2018 | 13:29 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje ka zhvilluar një aktivitet simbolik përpara ndërtesës së Qeverisë, përmes së cilit ka shprehur pakënaqësitë  lidhur me rritjen e pagave, raporton Ekonomia Online.

Aktivistë të LVV-së kanë vendosur para ndërtesës së Qeverisë një piramidë në të cilën kanë renditur shpenzimet e Qeverisë Haradinaj.

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Haliti tha se në kohën kur papunësia në Kosovë është rritur 17 përqind, kryeministri ia ka rritur rrogën vetes për 100 përqind.

Haliti tha se kjo qeveri duhet të ketë fokus sofrat e të varfërve.

“Qeveria e Kryeministrit Haradinaj vetëm për paga merr nga buxheti i varfër i Republikës 4 milionë 374 mijë euro. Në kohën kur në Kosovë rritet gjithnjë e më shumë varfëria, Kryeministri ia rriti vetës dhe kabinietit të tij pagën deri në 100%”, tha Egzon Haliti.

Ai gjithashtu shtoi edhe numrin e madh të kabinetit qeveritar që numëron hiq më pak se 5 zv.kryeministra, 21 ministra, 82 zv.ministra e më shumë, 120 këshilltarë e mbi 400 asistentë, shoferë e trupëroje.

“Një Qeveri me mendësi të tillë, me komoditetin e jetën luksoze, natyrshëm nuk mund të mendojë për qytetarin e varfër, të pastrehë, të papunë e pa asnjë perspektivë. Në vend të mirëqenies, kjo Qeveri, gjithnjë i gënjen qytetarët për liberalizim vizash pikërisht për të ikur nga mjerimi më të cilin përballen”.

“Kosovës, vendit tonë, i duhet një Qeveri që i minimalizon shpenzimet e veta për t’i shpërndarë ato para ne vend të duhur. Para fokusimit në shpenzime enorme për dreka e darka zyrtare na duhet fokusimi te sofrat e varfra për të siguruar ushqimin e domosdoshëm e minimumin jetik. E kjo Qeveri nuk e ka këtë as synim, as vullnet e as nuk shqetësohet për këtë.”, shtoi Haliti.

Image may contain: 1 person, outdoor

Image may contain: 3 people, crowd and outdoor

Image may contain: one or more people, shoes, basketball court, sky and outdoor

Image may contain: 3 people, outdoor

Të ngjashme