Macroni dërgon mesazh për 100-vjetorin e armëpushimit të Luftës së parë botërore

Prishtinë | 11 Nën 2018 | 13:26 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e 100-vjetorit të armëpushimit të Luftës së parë botërore që nga viti 1918 kanë vazhduar edhe më tutje aktivitetet ceremoniale në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Në nderim të shënimit të këtij përkujtimi Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj morri rrugën për në sheshin e ushtarëve në varrezat e Arbërisë në Prishtinë.

Ndonëse aty Haradinaj nuk mbajti fjalim para të pranishmëve, Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert ka lexuar një mesazh të dërguar nga presidenti francez, Emmanuel Macron për rastin e 100-vjetorit të armëpushimit të Luftës së parë botërore.

Me rastin e kësaj letre, Macron tha se sot të gjithë francezët janë mbledhur për ta përkujtuar fitoren, por edhe për ta festuar paqen.

Mesazhi i Macron lidhur me rastin e 100-vjetorit të armëpushimit të luftës së parë botrore:

“U bë një shekull që kur armëpushimi i 11 nëntorit të vitit 1918 i dha fund betejave vëllavrasëse të luftë së parë botërore. Kësaj përballje të pafund komb kundër kombi, popull kundër populli. Me transhetën e saj plotë me baltë gjak e lot. Rrebeshet e saj të zjarrit dhe çelikut që oshtinin çdo moment dhe çirrnin edhe qiejt më të qetë. Fushat e saj të betejave të kthyera përmbys dhe vdekje kudo pranishme. Francezë e franceze në çdo qytet, në çdo fshat, jemi mbledhur për këtë 11 nëntor për ta përkujtuar fitoren, por edhe për të përkujturar paqen”, u tha nga mesazhi i Macronit, raporton EO.

Përveç Haradinajt të pranishëm ishin edhe ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, komandanti i FSK-së, gjeneral Rrahman Rama, ambasadorë të akredituar në Kosovë, pjesëtarë të KFOR-it dhe personalitete tjera.

Të ngjashme