Majko: “Batalioni i Atlantikut” tregon vlerën e të qenit shqiptar në diasporë

Prishtinë | 15 Pri 2019 | 18:01 | Nga Ekonomia Online

Me rastin e 20-vjetorit të krijimit të “Batalionit të Atlantikut”, ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, priti sot një delegacion të tij.

“Rasti i “Batalionit të Atlantikut” është një rast shumë i veçantë në histori, i cili tregon rëndësinë dhe vlerën e të qenit shqiptar në diasporë”, tha Majko në takim.

Gjatë bashkëbisedimit, ministri Majko vlerësoi kontributin e pjesëtarëve të “Batalionit të Atlantikut”, duke thënë se ata janë një shembull i veçantë, për të cilin mund të shkruhet vetëm në libra.

“Ju, të gjithë pjesëtarët e Batalionit të Atlantikut na keni nderuar, falë edhe jush sot kemi realitet të ri, të cilin e shohim nga distanca e 20 viteve”, ka shkruar Majko në facebook.

Pas përfundimit të luftës, si vazhdimësi e Batalionit të Atlantikut për ruajtjen e çështjeve kombëtare u themelua Shoqata “Atlantiku”.

Kryetari i kësaj shoqate, Gani Shehu në këtë përvjetor të rëndësishëm theksoi edhe një herë guximin e një numri të madh të të rinjve shqiptaro-amerikanë, të cilët lanë jetët e tyre në SHBA, për t’iu bashkuar luftës çlirimtare të popullit të Kosovës, nën emrin “Batalioni i Atlantikut”.

Para dy dekadash një numër i madh i të rinjve shqiptaro-amerikanë, lanë gjithçka kishin, duke filluar nga familja, shtëpitë dhe punën në SHBA, për t’iu bashkuar luftës çlirimtare të popullit të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme