Majlinda Kelmendi pritet si heroinë në Kosovë

Prishtinë | 14 Gus 2016 | 21:04 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, e cila ia solli Kosovës medaljen e parë të artë olimpike, është pritur nga kryeministri Isa Mustafa dhe zyrtarë të tjerë në Aeroportin e Prishtinës.

Fituesja e medaljes së artë në xhudo në “Rio 2016”, më është pritur edhe në Prishtinë nga qindra qytetarë që brohorisnin emrin e saj.

Në një konferencë për medie, Kelmendi u shpreh shumë e lumtur për suksesin, të cilin tha se e ka arritur me mjaft sakrifica.

“Të gjithë këtë sakrificë e kam bërë për popullin e Kosovës, për të rinjtë e Kosovë, që të jetë një shembull i mirë për të gjithë brezat”, tha ajo.

“Kemi punuar shumë që të arrijmë këtë sukses, që ndoshta shumë shtete në botë ëndërrojnë të arrijnë. Rruga ka qenë shumë e vështirë me shumë pengesa, por po shpresoj që brezat e rinj nuk do t’i kenë”.

Ajo ka falënderuar për pritjen që po i bëhet. “”Ende po më duket si ëndërr, besoj se do të më duhet ende kohë për të kuptuar se çfarë është duke ndodhur”.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, deklaroi se “do t’i japim përkrahje maksimale këtij sporti në të cilin është arritur sukses maksimal”.

Xhudistja nga Kosova, Majlinda Kelmendi, fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë në xhudo për femra në Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro të Brazilit.

LEXO EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/nacionale/keshtu-u-prit-majlinda-kelmendi-nga-qytetaret-ne-kryeqytet/

 

Lexo më shumë:

Të ngjashme