Majori amerikan bashkë me ushtarakë të tjerë vizitojnë xhaminë në Prishtinë

Prishtinë | 18 Nën 2022 | 16:56 | Nga Ekonomia Online

Imam Labinot Maliqi, sot në xhaminë e Prishtinës, pati disa vizitor shumë të rëndësishëm.

Vizitor në këtë xhami ishte Kapelani Major Paul Girdley, me disa ushtarakë të tij nga Kampi i Bonstillit, ku mbanë edhe një ligjëratë në xhami.

Imami, në këtë takim u shpreh mirënjohës ndaj SHBA-së, për atë se çfarë ata kanë bërë për Kosovën.

Ai e quajti këtë ditë si ditë historike dhe të veçantë.

‘’Ne jemi shumë mirënjohës ndaj SHBA-ve për çdo gjë ata kanë bërë dhe po bëjnë për vendin tonë. Kosova nuk ka aleat partner e mikë se sa SHBA-të, andaj e lus edhe zotin e madhëruar që ti kemi përherë këta miq. Me prezencën e me mbështetjen e tyre sot kemi nderin të kemi mysafir një grup nga kampi amerikan Bonstill. Disa miq tan që i prinë miku im, Kapelani Major Paul Girdley me bashkëpunëtorë të cilëve i falënderojmë shumë për vizitën. Pa dyshim kjo vizitë për neve është ditë historike ditë e veçantë , ditë që do ta mbajmë në mënd gjatë. Miq të tillë pa dyshim se ja shtojmë vlerën shtëpisë ton , vendit ton dhe natyrisht që xhamia është e hapur për çdo krijesë të zotit’’, tha Imami.

Ndërsa Kapelani Major Paul Girdey, tregoj se ai i inkurajon ushtarët e tij të jenë të sinqertë dhe të pasionuar ndaj traditave të tyre të besimit, duke cekur se qëllimi i tyre është liria fetare në ushtri dhe në kombin tonë.

“Si Kapelan unë i inkurajoj ushtarët që të jenë të sinqertë dhe të pasionuar ndaj traditave të tyre të besimit. Unë gjithashtu u shërbej ushtareve tyre mi dhe ofroj një shërbim adhurimi javor sipas traditave, vlerave dhe bindjeve të mia të besimit. Ashtu si pemët e pyllit që prodhojnë lloje të ndryshme të frutash po ashtu edhe ushtarët tanë e bëjnë një gjë të tillë. ky është qëllimi i lirisë fetare në ushtrinë dhe kombin ton” tha Kapelani Girdey.

Në këtë vizitë që iu bë Imamit të xhamisë në Prishtinë, i pranishëm ishte edhe drejtori për sport në Prishtinë Granit Rugova.

Të ngjashme