Mali i Zi vendos të rrënojë stanet e shqiptarëve, banorët me protesta kundërshtojnë këtë vendim

Prishtinë | 04 Tet 2019 | 16:51 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Stanet e kosovarëve në Mal të Zi mund të rrënohen për t`u ndërtuar një qendër skijimi. Shteti malazez iu ka dhënë ultimatum deri këtë të premte banorëve të këtyre staneve që janë kosovarë që t’i rrënojnë, në të kundërtën do t’i rrënojnë me ekskavator, raporton EkonomiaOnline.

E kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka thënë se është e padrejtë që të rrënohen këto stane, derisa ka thënë se janë duke diskutuar me autoritet malazeze për të gjetur një zgjidhje.

Për këtë, banorët e fshatrave Dubovik, Kryshec, Rashiq, Kralan, Irzniq, Lebushë, Strellc, Raushiq, Llukë dhe fshatra të tjerë, protestuan kundër këtij vendimi.

Ata nuk po pajtohen me këtë vendim, të cilin po e konsiderojnë të padrejtë.

Ibish Shala pronar i një stani në atë bjeshkë ka thënë se ka akuzuar një deputet dhe një biznesmen nga Mali i Zi, për këtë nxitje që të rrënohen stanet e tyre.

Ndërsa Osmon Shala, ka fajësuar edhe qeveritarët tanë për shkak të mos zgjidhjes së problemit.

I pranishëm në protestë ishte edhe zëvendësministri i jashtëm në detyrë, Anton Berisha.

Ai u tha banorëve se do shfrytëzojnë marrëdhëniet e mira me Malin e Zi, për shtyrje të vendimit, që të qartësohet situata.

“Ne jemi në dijen të problemit që ka ndodhur këto ditë një qytetar që banon atje që është edhe mik i imi, më ka njoftu dhe pastaj kemi marrë edhe kërkesa të tjera prej qytetarëve. Menjëherë e kemi proceduar kërkesën në Ambasadën ton në Podgoricë, ambasadori ynë atje ka zhvilluar bisedime me Ministrinë e Punëve të jashtme të Malit të Zi. Këtu kemi të bëjmë me dy qështje e para ndërshtetërore dhe qështja e dytë është qytetare

Ne si shtët do të shfrytëzojmë mardhëniet e  mira që i kemi me Malin e Zi që të gjejmë mirëkuptim për  pëtë problem që së paku për  momentin ta shtyejmë dhe pastaj procedur ligjore të zgjidhet”.

Banorët paralajmëruan protesta të tjera nëse ky vendim i Malit të Zi nuk pezullohet.

Ditë më parë njëri nga pronarët tregoi se krejt kjo situatë po krijohet në mungesë të dokumentacioni që vërteton pronësinë e tyre.

“Ne nuk e pengojmë pasi gur themelin e kanë vendos në atë zonën andej. Sa i përket dokumenteve nuk kemi pasi jemi në procedurë gjyqësore pasi lënda jonë është në gjykatën supreme të malit të zi”, ka treguar  Fatmir Gërvalla.

Ndërkohë një banor tjetër shprehet i bindur që dokumentit e pronësisë së kësaj bjeshke ekzistojnë, por jo në Mal të Zi.

Sipas tij malazezët po i donë këto bjeshkë pasi janë më të bukurat në Evropë.

Të ngjashme