Mali Pashtrik dhe Liqeni i Vërmicës shpallen zonë e mbrojtur

Prishtinë | 23 Maj 2019 | 14:52 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për shpalljen e Zonës së Mbrojtur në Kategorinë e Parkut Natyror “Mali  Pashtrik dhe Liqeni i Vërmicës, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, tha se më 28 nëntor të këtij viti do të përfundojnë procedurat dhe solemnisht do t’i shpallim këto dy vende të mbrojtura si park natyre.

“Bazuar në memorandumin e nënshkruar në mes dy qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, MMPH-ja ka zhvilluar procedurat për marrjen e Malit Pashtrik dhe Liqenit të Vermicës për mbrojtje si park natyre. Dje u dakroduam me ministrin Klosi që më 28 nëntor të këtij viti të përfundojnë këto procedura dhe solemnisht t’i shpallim këto dy vende të mbrojtura si park natyre”, tha Matoshi.

Të ngjashme