Mali i Zi i sigurt se Kuvendi do ta ratifikojë demarkacionin

Prishtinë | 04 Gus 2016 | 08:49 | Nga

Milan Paunoviq, i cili e ka udhëhequr ekipin malazez gjatë negociatave për përcaktimin e demarkacionit të kufirit me Kosovën, ka thënë se parlamenti kosovar do ta ratifikojë marrëveshjen në mes Malit të Zi dhe Kosovës, gjatë këtij muaji.

Ai ka thënë për televizionin publik malazez se sa i përket Malit të Zi kjo çështje është e zgjidhur, por se tani ka mbetur që problemi të zgjidhet si çështje e brendshme e Kosovës, transmeton Klan Kosova.

Paunoviq ka rikujtuar se negociatat për demarkacionin, kishin zgjatur tri vjet.

“Komisioni i ynë dhe i Kosovës nuk e kanë për detyrë të shënojnë kufij të rinj, por t’i identifikojnë, t’i harmonizojnë dhe t’i determinojnë ata ekzistues dhe kjo ishte ajo që bëmë”, ka thënë Paunoviq.

Paunoviq po ashtu ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian, i kanë dhënë mbështetje të plotë kësaj marrëveshjeje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme