Mali i Zi vendos njësitet antiterroriste në kufi me Kosovën

Prishtinë | 28 Gus 2016 | 23:25 | Nga

Mali i Zi ka vendosur në kufirin me Kosovën Njësitin Special Antiterrorist, shkruan sot gazeta e Podgoricës “Vijesti”, në tekstin e saj kryesor.

Që nga 23 gushti në kufi janë vendosur dhjetëra anëtarë të këtij njësiti elitar, shkruan kjo e përditshme, duke u thirru në burime të saj.

Aty thuhet se janë vendosur bazat për mitraloz, nga frika se do të ketë eksese në kufi.

Vendimi i tillë thuhet se është marrë nga strukturat e larta shtetërore malazeze, pasi shërbimet e sigurisë kanë informuar se ka gjasa të eskalojë situata nga kundërshtarët e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

“Të gjithë që kanë udhëtuar nga Rozhaja për Pejë i kanë parë anëtarët e armatosur deri në dhëmbë”, thotë burimi, sipas të cilit organet malazeze të sigurisë janë në gjendje gatishmërie.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme