Malisheva më e prekura nga Coronavirusi, gjendja e të infektuarve stabile

Prishtinë | 30 Mar 2020 | 10:03 | Nga Halide Rexhepi

Malisheva është një ndër komunat më të prekura me pandeminë Coronavirus, me gjithsej 33 raste.

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, në një bisedë telefonike për Ekonomia Online është shprehur se po përpiqen e të gjitha kapacitetet tu dalin në ndihmë të infektuarve.

“Mbrëmë komunës tonë iu shtua edhe një rast me Coronavirus dhe numri ka shkuar në 33, momentalisht të gjithë gjendjen shëndetësore e kanë të mirë, po përpiqemi me të gjitha kapacitetet tu dalim në ndihmë”.

“Sa i përket  furnizimit me mjete mbrojtëse nuk dua të flas më tepër le të mbetet në ndërgjegjen e Qeverisë”.

Begaj ka shprehur shqetësim edhe për barnatoret kujdestare që sipas tij, nuk janë konsultuar fare me qeverinë lokale

Poashtu edhe për vazhdimin e karantinimit tha se nuk janë konsultuar nga qeverisja qendrore.

“Për vazhdimin e izolimit nuk jemi konsultuar edhe pse ne e dimë që atë e vendos qeveria qendrore por të paktën të diskutonim”.

“Edhe për barnatoret që i kanë caktuar kujdestare pa konsulta me ne, ne e njohim terrenin e komunës do ta dinim se cila do të u shërbente qytetarëve më shpejtë për sa i përket afërsisë”.

Begaj u shpreh se sa i përket furnizimit me gjëra ushqimore gjithçka është në rregull dhe se furnizimi është i mjaftueshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme