Malishevasi lëndohet në vendin e punës

Prishtinë | 23 Pri 2022 | 09:20 | Nga Ekonomia Online

Një person në fshatin Turjakë të Malishevës është lënduar në vendin e punës.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur gjatë ndërtimit të një shtëpie.

Ndërkaq, mjeku ka njoftuar se personi në fjalë ka pësuar lëndime të lehta.

“Viktima mashkull  kosovar  ka kërkuar ndihmë mjekësor, pasi që ishte lënduar në vendin e punës (gjatë ndërtimit të një shtëpie). Viktima është dërguar në QKUK, ku sipas mjekut, lëndime janë të natyrës së lehtë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Të ngjashme