Malishevë – lëndohet në vendin e tij të punës, përfundon në QKUK

Prishtinë | 17 Mar 2021 | 10:02 | Nga Ekonomia Online

Një person është lënduar në vendin e tij të punës në Astrazub të Malishevës.

Viktima dyshohet se lëndimet i ka marrë gjatë ndërrimit të pjesëve në makineritë e vend-punishtes së tij.

Fillimisht për trajtim është dërguar në QKMF-në e Malishevës kurse për trajtim të mëtutjeshëm është dërguar në QKUK.- Reklamë e sponzorizuar –

“Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe inspektori i punës. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori. Rasti duke u hetuar”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme