Maloku komenton përplasjet me Haxhiun, thotë se kontribuuan në procesin e vettingut

Prishtinë | 30 Dhj 2021 | 11:57 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku, ka thënë se ky institucion është treguar efikasitet sa i përket trajtimit të rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar, raporton Ekonomia Online.

Ai në konferencën vjetore ka bërë të ditur se gjatë vitit 2021 janë ngritur 372 raste për korrupsion, kurse janë zgjidhur 285 raste apo 77 për qind të rasteve.

Ndërsa sa i përket rasteve të krimeve ekonomike ai ka thënë janë pranuar 351 raste kurse janë zgjidhur 34.

“Për rastet e korrupsionit kemi pranuar 372 raste kurse janë zgjidhur 285 apo 77 për qind. Kurse rastet  e krimeve ekonomi kemi pranuar 351 raste kurse janë zgjidhur 341 prej tyre”, ka thënë Maloku.

Ai  ka folur edhe për përplasjet me Ministrinë e Drejtësisë, duke shtuat se janë munduar të gjejnë gjuhë të përbashkët për reformën në drejtësi.

“Është fakt që kemi pasur fërkime me Ministrinë e Drejtësisë, për shkak të një deklarate të zv.ministrit. Kemi menduar që kanë qenë një deklaratë e pa përgjegjshme e cila i ka irrituar kolegët”.

“Ne jemi munduar të gjejmë një gjuhë të përbashkët dhe kemi marrë pjesë në shumë grupe punuese që ka të bëjë me reformën ligjore në sistemin e drejtësisë”.

Maloku ka folur edhe për procesin e vettingun ku ka thënë se kanë marrë pjesë në hartimin e koncept-dokumentit.

“Kemi kontribuar në hartimin e koncept dokumentin për vettingun. Kemi hapur konkursin për Prokurorë. Kemi avancuar 19 prokurorë në departamentin e krimeve të rënda. Gjatë vitit që po lemë pas kemi pranuar 15 kërkesa për hetim disiplinorë të prokurorëve”, ka thënë ai.

Sipas tij, buxheti për vitin e ardhëshëm është më i larti që kanë pasur ndonjëherë, raporton EO.

“Buxheti për Këshillin Prokurorial të Kosovës për vitin 2021, pas rishikimeve buxhetore ishte 12 milionë 704 mijë 567 euro”.

“Deri më tani Këshilli Prokurorial i Kosovës ka realizuar mbi 98% të buxhetit total për të gjitha kategoritë ekonomike dhe programet buxhetore. Buxheti i Këshillit i miratuar për vitin 2022 është 17 milionë e 144 mijë  e 178 euro, e që është buxheti më i lartë që ka pasur sistemi prokurorial por as për këtë vit nuk është miratuar plotësisht sipas kërkesave dhe nevojave tona”.

Të ngjashme