Manastiri i Deçanit: Përdhosja e monumenteve është një tregues i trishtuar i intolerancës

Prishtinë | 27 Dhj 2021 | 19:06 | Nga Ekonomia Online

Manastiri i Deçanit ka dënuar përdhosjen e monumentit në varrezat në Kishnicës afër Graçanicës.

“Ditët e fundit janë dëmtuar disa gurë varresh. Ky krim i fundit është një tregues i trishtuar i intolerancës etnike dhe fetare”, ka bërë të ditur “Manastiri Deçani” në Twitter.

Ata kanë bërë të ditur se kanë raportuar për këtë incident dhe thonë se pritet një hetim policor.

Kujtojmë se për incidentin e ndodhur në Kishnicë paraprakisht ishte njoftuar edhe Policia e Kosovës, e cila tha se rastit i është qasur me përgjegjësi dhe se hetuesit e specializuar janë duke bërë hetime të shpejta dhe po punojnë për gjetjen e autorit.

Rasti është denoncuar dje në polici nga një grua e cila ka vërejtur se gurët e varreve janë shkatërruar gjatë një xhiroje nëpër varreza.
Policia e klasifikoi rastin si “dëmtim varresh apo mbetje mortore”.

Në të njëjtën kohë, ata inkurajuan të gjithë qytetarët që kanë informacion për incidentin që të telefonojnë për të zbardhur më shpejt rastin “dhe mos ta përsërisin më”.

Ata shtojnë se për rastin është njoftuar edhe prokurori i Prokurorisë Themelore – Departamenti për Krime të Rënda në Prishtinë, i cili ka urdhëruar fillimin e procedurës në drejtim të veprës penale “dëmtimi i varreve apo mbetjeve” neni 413 paragrafi 1.

Policia bën me dije se i është përkushtuar një hetimi të shpejtë të kësaj çështjeje nëpërmjet “hetuesve më të specializuar dhe profesionistë”, për të zbardhur sa më shpejt të gjitha rrethanat, si dhe për të sjellë autorët e “këtij akti të shëmtuar” drejt drejtësisë sa më shpejt.

“Po ashtu inkurajojmë të gjithë qytetarët që në rast se kanë ndonjë informacion lidhur me këtë çështje, ta ndajnë atë me Policinë e Kosovës në mënyrë që raste të tilla të zbulohen më shpejt dhe të mos përsëriten më”, thonë nga Mansatiri i Deçanit.

Të ngjashme