“Maniakë t’leximit” ndihmojnë fëmijët në nevojë me material shkollor

Prishtinë | 25 Gus 2017 | 14:17 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një grup në rrjetin social Facebook i quajtur “Maniakë t’Leximit”, në bashkëpunim me organizatat e bamirësisë “Nëna dhe fëmijë të lumtur”, “NDI” si dhe me “American Corner of Kosovo” kanë organizuar një aksion për përgatitjen e fëmijëve të familjeve në nevojë për vitin e ri shkollor, raporton Ekonomia Online.

Me këtë aksion maniakët kanë kërkuar nga qytetarët ndihmën për të sjell fletore, libra, çanta e lapsa të cilët do tu gjenden në nevojë fëmijëve skamnor.

Shkurta Januzi, anëtare e grupit të “Maniakë t’Leximit”, për Ekonomia Online ka thënë se kanë filluar të vijnë dhuratat e para.

Ajo po ashtu tha se me ndihmën e organizatës “Nëna dhe fëmijë të lumtur”, do të mund të gjejnë fëmijët në nevoja për libra dhe fletore.

“Ne besojmë që të gjithë ne e kemi të drejtën e shkollimit dhe kushtet nuk duhet të na privojmë nga kjo e drejtë e garantuar. Ne bashkë me organizatat e tjera jemi mbledhur sot që të japim sado pak ndihmë atyre që kanë nevojë. Vetëm në minutat e para që kemi ardhur këtu kemi marrë dhurata nga qytetarët ku na kanë dorëzuar disa fletore, çanta. Me ndihmën e organizatës “Nëna dhe fëmijë të lumtur”, ne do i gjejmë ata që kanë nevojë për këto ndihma sado pak që i mbledhim”, është shprehur Januzi.

Ky aktivitet do të zgjasë për gjatë gjithë ditës së sotme. Vendi ku qytetarët takohen me “Maniakët”, për të dhënë kontributin e tyre në materiale shkollore, është sheshi “Skënderbe”, në Prishtinë.

Të ngjashme