Manifestim i heshtur për vrasjen e Sebahate Morinës nga ish-burri në Prishtinë

Prishtinë | 18 Mar 2021 | 18:12 | Nga Përparim Bublaku Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me një manifestim të heshtur është kujtuar Sebahate Morina, e cila u vra nga ish-bashkëshorti i saj më 14 mars të këtij viti, raporton Ekonomia Online.

Disa qytetarë kanë vendosur lule në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në përkujtim të saj.

Tutje, ata kanë vendosur edhe qirinj si dhe kanë mbajtur një minutë heshtje në kujtim të Sebahatës dhe të gjitha grave të vrara si pasojë e dhunës në familje.

Organizatorja e manifestimit të heshtur, Aurela Kadriu, kritikoi institucionet për mos reagimin me kohë të këtij rasti.

“Kemi parë të nevojshme që ta shënojmë këtë akt përkujtimin në një anë për të shënuar dhimbjen tonë por edhe indinjatën dhe mllefin ndaj institucioneve”, u shpreh Kadriu.

Grupi i aktivisteve që kanë organizuar këtë manifestim përmes një njoftimi publik kanë deklaruar se organizimi ka për qëllim të kërkojë llogaridhënie nga Policia e Kosovës, Prokurori i Shtetit dhe Qeveria e Kosovës që si zinxhir institucional siç thuhet në njoftim po dështojnë t’i mbrojnë gratë nga pandemia e femicidit në shoqërinë tonë.

Që nga fillimi i pandemisë Covid-19 dhe për shkak të masave parandaluese që kanë mbyllur viktimat me dhunuesit e tyre, në Kosovë kemi parë një rritje masive të rasteve të raportuara të dhunës në familje. Vetëm gjatë 11 muajve të parë të vitit 2020, janë raportuar 2.000 raste më shumë se në vitin 2019.

No description available.
No description available.
No description available.

Të ngjashme