Manipuluan kilometrat e veturave, Policia inicion 9 raste në Ferizaj

Prishtinë | 14 Gus 2021 | 12:47 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka iniciuar kallëzime penale ndaj nëntë personave nën dyshimin për veprën penale “Mashtrim, shmangie doganore dhe falsifikim i dokumentit”.

Sipas njoftimit të policisë të njëjtit dyshohet se kanë manipuluar me kilometrat e veturave dhe u kanë shitur të njëjtat blerësve pa u treguar se atyre u kanë zbritur ato.

“Sektori Rajonal i Hetimeve, përkatësisht Njësia e Auto Krimeve, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pasi ka pranuar disa informacione inteligjente, rreth manipulimit apo ndërhyrjes në kilometrave të kaluara të disa automjeteve, në konsultim me Prokurorin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ka nisur të hetojë një nga një,  të gjitha rastet e dyshimta të automjeteve.  Pas intervistimit të disa personave, policia ka arritur të sigurojë prova materiale dhe deklarative dhe ka iniciuar 9 raste, Kallëzim Penal për veprën penale  ‘’Mashtrim, shmangie doganore dhe falsifikim i dokumentit’’”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme