MAPL-ja me strategji deri në vitin 2028 për menaxhimin dhe kontrollin e qenve endacakë

Prishtinë | 16 Gus 2022 | 10:05 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ka mbajtur debatin publik rreth draft Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit për Menaxhimin dhe Kontrollin e Qenve me dhe pa Pronar 2022-2028, raporton Ekonomia Online.

Aty u tha se qëllimi kryesor kanë që palët e interesit të japin idetë dhe sugjerimet e tyre për ta hartuar draft-strategjinë kombëtare.

Kapja, kastrimi dhe vaksinimi ishin disa nga objektivat për zgjidhjen e problemit me qentë endacakë.

Zëvendëssekretarja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Venera Çerkini, tha se strategjia synon t’i rregullojë të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me qentë endacakë.

“Qentë endacakë është një problem mjaft sfidues në Kosovë, e që shkakton pasiguri të madhe tek qytetarët. MAPL menjëherë pas marrjes së rekomandimeve nga ana e kryeministrit Albin Kurti ka marrë vendim për themelimin e grupit punues për hartimin e kësaj strategjie nacionale e cila do t’i rregullojë të gjitha çështjet dhe rreth menaxhimit dhe kontrollit të qenve. Strategjia është hartuar në përputhje me dokumentet strategjike të Qeverisë së Kosovës”.

“Strategjia si shtojcë ka edhe planin e veprimit e cila do të zgjatë tri vite, por që pas përfundimit me vendim zë MAPL-së, do të zgjatet deri në përfundim të afatit kohor sa është shtatë vjeçar. Strategjia parasheh një afat 7 vjeçar e cila ka për qëllim komunave t’u jepet një hapësirë e mjaftueshme për të realizuar planin e veprimit ku pastaj Qeveria e merr edhe si obligim që ta bëjë analizën e buxhetit shtesë e këtij aktiviteti”, tha ajo.

Teuta Fazliu kryesuese e grupit punues, tha se do të punojnë ngushtë me të gjithë për finalizimin e kësaj strategjie.

“Më 15 shkurt të këtij viti ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi, që të formohet grupi punues për hartimin e strategjisë dhe planit të veprimit, ku pjesë e strategjisë janë ministritë të ndryshme, AUV, komunat e kështu më radhë”, tha ajo.

Sadik Heta nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, tha se ndikimi i strategjisë në menaxhimin dhe zvogëlimin e numrit të qenve në rrugë, mbetet prioritet i tyre.

Të ngjashme